Maqedoni
Bekteshi priti në takim ministrin slloven Poçivalshek
05.12.2021 16:00
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka pritiur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Republikës së Sllovenisë...

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka pritiur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Republikës së Sllovenisë, Zdravko Poçivalshek, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Zëvendëskryeministri i Sllovenisë, Poçivalshek, vleërsoi se marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve janë në një nivel shumë të lartë, por ende ka hapësirë për rritje të mëtejshme. Ai tha se vetëm në nëntë muajt e parë shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është rritur me 30%.
“Jam i kënaqur me shkëmbimin e madh të investimeve mes dy vendeve. Investimet sllovene në Maqedoninë e Veriut janë mbi 400 milionë euro, janë mbi 40 kompani që punësojnë 2500 persona. Gëzon edhe me rritj e investimeve të Maqedonisë në Slloveni, të cilat arrijnë në mbi 30 milionë euro, para së gjithash në fushën e metalurgjisë”, tha Poçivalshek.
Derisa ministri Bekteshi e informoi zëvendëskryeministren Poçivalshek për reformat ekonomike të ndërmarra nga Qeveria, kryesisht në fushën e rritjes së investimeve.
