Maqedoni
Shënohet “Dita ndërkombëtare e emigrantëve”
18.12.2014 18:11
Organizata Internacionale e Migracionit, në “Ditën ndërkombëtare të emigrantëve” deklaroi se tema globale është të shpëtohet jeta e emigrantëve...

Kryetarja e kësaj organizate tha se “kjo paraqet mundësinë për t’u larguar vëmendja e botës nga problemi drastik i emigrantëve, të cilët vdesin gjatë tentimeve të tyre për të arritur tek e keqja e sigurt”.
“Për fat të keq, të dhënat e OIM-së tregojnë rritje të këtyre rasteve. me çka 2014-ta është viti më vdekjeprurës. Numri përfundimtar i cili pritet të shpallet në dhjetor, sigurisht do ta kalojë shifrën e 5000 vdekjeve të migrantëve në vit, që është dy herë më i lartë se vitin e kaluar. Migrantët vdesin gjatë tentativave për të arritur tek vdekja e sigurt dhe atyre askush nuk u del në mbrojtje”- deklaroi kryetarja e Organizatës Internacionale të Migracionit.
Edhe avokati i popullit, Ixhet Memeti, u bëri thirrje sot të gjitha institucioneve të vendit të mos kufizojnë të drejtën e azilit për emigrantët nga rajonet e konflikteve.
“Në kohën e konflikteve ushtarake dhe krizave ekonomike, dëshmitarë i të cilave jemi sot dhe në kushte kur po rritet numri i emigrantëve dhe po kështu edhe diskriminimi ndaj tyre, bëjmë thirrje për respekt, tolerancë, si dhe barazi në procedurat të cilat zhvillohen për këta persona, pa dallim të statusit të tyre”- thekson avokati i popullit.
Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të Gjithë Punëtorëve Emigrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të Tyre.
Duke parë masën e madhe të migrimit, OIM-ja apeloi shtetet të marrin më shumë përgjegjësi për shpëtimin e jetëve të mijëra emigrantëve burra, gra dhe fëmijë, të cilët lëshohen në udhëtime të rrezikshme detare dhe tokësore.
Kryetarja e kësaj organizate, shtoi se”emigrantët të cilët ikin nga ushtritë, ekstremizmi fetar dhe katastrofave natyrore meritojnë impati dhe mbrojtje nga vendet e botës”.
FARIJE DAUTI-BAKIU
