Maqedoni
Zgjidhja e kontestit me Sofjen dhe integrimi, Zaev: Stabiliteti politik, mesazh për palën bullgare
05.12.2021 16:57
Rritja e shumicës parlamentare dhe stabilizimi Qeverisë pritet të ndikojë pozitivisht në bisedimet me Bullgarinë...

Rritja e shumicës parlamentare dhe stabilizimi Qeverisë pritet të ndikojë pozitivisht në bisedimet me Bullgarinë dhe procesin integrues të vendit. Sipas kryeministrit Zoran Zaev, rritja e shumicës është mesazh për palën bullgare se arritja e një marrëveshje kompromisi dhe zbatimi i saj garantohet nga institucione stabile. Njoftoi se pala bullgare I ka përgjigjet e palës maqedonase për të pesë çështjet e shhtruara në tryezë.
“Është shumë me rëndësi ky kumtim se këtu situata është stabile. Ky stabilitet parasëgjithash garatohet për qytetarët por edhe për Bullgarinë e cila është partner në procesin negocues. Jam mirënjohës që edhe në periudhë të formimit të qeverisë në Bullgari, kjo çështje është shqyrtuar, dhe presim që të zgjidhet shpejtë”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Zgjidhja e kontestit me Sofjen dhe integrimi, Zaev: Fillim të negociatave para kryesimit francez
Pritjet e kryeministrit Zaev janë që negociatat me BE-në të fillojnë në pjesën e dytë të dhjetorit. Nëse kjo nuk ndodh sivjet, viti 2022 nuk duket shumë i volitshëm.
“Opsionet janë: më 14-in është Këshilli për Çështje të Përgjithshme por kam porosi të qartë se ai mund të mblidhet menjëherë edhe mes Pashkëve katolike dhe Vitit të Ri, përkatësisht nga 28-30 dhjetor. Në 2022 me BE-në kryeson Franca ndërsa presidenti Makron shkon në zgjedhje, kështu që duam që kjo të çështje të tejkalohet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, theksoi Zaev.
Sipas kryeministrit Zaev, kompromisi me Bullgarinë gjen zgjidhje për disa çështje dhe vlerësohet si i mirë për të dy palët. Ofron zgjidhje për përdorimin e gjatë dhe të shkurtë të emrit, kërkohet mospërzierja në punë të brendëshme të vendeve përkatëse, avancimi i punës së Komisionit të përbashkët dhe eliminimi i gjuhës së urrejtjes.
Kjo duhet të ndihmojë Sofjen zyrtare që të përkrahë Kornizën negocuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe të caktohet séance e parë ndërqeveritare.
SHPËTIM NUREDINI
