Maqedoni
VMRO-DPMNE, qeveria po heshtë për tragjedinë në Bullgari
05.12.2021 17:15
VMRO-DPMNE ka kritikuar Qeverisë se nuk ka përgjigje se çfar në të vërtetë ndodhi, në aksidentin e autobusit...

VMRO-DPMNE ka kritikuar Qeverisë se nuk ka përgjigje se çfar në të vërtetë ndodhi, në aksidentin e autobusit në të cilin humbën jetën 45 qytetarë të vendit.
Zëdhënësi i kësaj partie Naum Stoilkov tha se për 12 dite ende mungon përgjigja se si ka mundësi qe autobusi i vdekjes te kaloje kufirin 135 here pa leje transporti ndërkombëtar.
Ai kërkon përgjigje nëse vërtet janë ndryshuar dokumentet dhe autobusi për transportin e 49 pasagjerëve është kthyer në autobus për 54 pasagjerë.
Sipas VMRO DPMNE-së prej 12 ditësh nuk ka asnjë përgjigje, asnjë reagim për tragjedinë ku u dogjën 45 persona si pasojë e krimit dhe korrupsionit.
