Maqedoni

Shkup, shënohet dita ndërkombëtare e vullunetarizmit

05.12.2021 17:53

Mjedis i shëndosh dhe i pastërt, humanitet për familjet e rezikuara sociale...

Këto ishion pjesë e aktiviteteve në ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit, që u mbajt në Kisela Vodë të Shkupit. 
 
“Ne kemi reth 100 vullnetar në organizatën tonë dhe rreth 20 vullnetar ndërkombëtar. Përmes programit Erasmus Plus ne pranojm por edhe dërgojm të rinjë nga vendi për tu bërë vullnetar në Bashkimin Evropian”, u shpreh drejtori i qendrës për vullnetarizën në Shkup, Nikolla Stanskovski. 
 
“Ekipet tona të terenti kur do që të marrin informacion se diku ka mbeturina infektive  që rezultojn nga injektimi i drogës dalin dhe e mbledhin atë”, theksoi Petar Stojanoviq nga shoqata “Maqedoni më e pastërt”. 
 
“Ka shumë përmirsime mund të dhem që shumë të rinjë nga mosha 15 deri në 26 vjetë por edhe më të vjetër duan të ndihmojn dhe pa nëdyshje na bashkangjiten”, u shpreh drejtoresha e shoqatës ‘Hops”, Hajdi Shteri Simonoviq. 
 
Vullnetarët veprojn në nivel local dhe ndërkombëtar, janë të inkuadruar në aktivitetet humanitare në qendrat e fëmijëve nga rruga. Vullnetar mund të bëhet gjithsecili që ka dashirë për të ndihmuar. 
 
“Më së shpejshti dhurojm veshmbadhje që më nuk e veshim ne”, theksoi vullnetari.
 
“Gjithmon kur kam veshmbadhje të cilën nuk e përdori më me patjetër e dhurojë te Kryqi I kuq”, u shpreh vullnetarja.
 
“Gjithmon kam pasur shumë qejf ti ndihmoj njerëzit dhe të marr pjesë në aktivitete të tilla dhe mendojë se kjo është shumë e rëndësishme edhe për shtetin edhe për shoqërinë”, theksoi vullnetarja Mila Popovska. 
 
Presidenti I Shteti Stevo Pendarovski në video mesazhin e tij me rastin e ditës botërore të vollunterizmit tha se  Individët që bëjnë diçka të mirë, pa asnjë kompensim, gjithmonë na frymëzojnë më së shumti në jetë. 
 
“Misioni juaj fisnik është dukuri e rrallë në botë, ku miliona njerëz për çdo ditë janë në garë për pasuri dhe fuqi pa vënë re se pran tyre ka shum që vuajnë. Të gjith ne kemi shum për ë mësuar nga ju sidomos dhe në rradhë të parë ne politikanët”, u shpreh presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski. 
 
5 dhjetori është datë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1985. Ajo ofron një mundësi për organizatat vullnetare dhe vullnetarët individual për të dhënë kontributet e tyre – në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar – për arritjen e Objektivave të Zhvillimit. 
 
SANIJE DURAKU