Botë

Kosova regjistron një të vdekur dhe tri raste të reja me COVID-19

05.12.2021 18:50

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 5 dhjetor se ka regjistruar një viktimë dhe tri raste të reja me koronavirus...

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 5 dhjetor se ka regjistruar një viktimë dhe tri raste të reja me koronavirus.
 
Rastet e reja dolën pas testimit të 1.748 mostrave.
 
Në 24 orëshin paraprak, sipas raportit të MSH-së, janë shëruar edhe katër pacientë.
 
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në Kosovë janë dedhe 322 raste pozitive.
 
Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve.
 
Në Kosovë pritet që më 6 dhjetor të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë, që kryesisht janë të fokusuara në paraqitjen e dëshmive për vaksinim dhe testet negative për qytetarët që hyjnë në vend./evropaelire