Maqedoni

Gabriel Escobar për vizitë punë në RMV, takime me krerët e lartë të shtetit

06.12.2021 11:34

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar...

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, fillimisht është takuar me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski ku kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, si dhe për gjendjen në rajon.
 
Të dyja vendet në vazhdimësi e nxisin dialog produktiv politik dhe shprehu besimin se marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të zhvillohen me ritëm edhe më të fortë.
 
Pendarovski gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së fuqishme dhe të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara në arritjen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë, që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.
 
Lidhur me aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Pendarovski rikonfirmoi pritjet për fillimin e shpejtë të negociatave për anëtarësim, duke theksuar se zhbllokimi i procesit integrues do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të rajonit. Në takim, Pendarovski theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut, si anëtare më e re e NATO-s, për të kontribuar në sigurinë kolektive dhe mbrojtjen e vlerave të bashkësisë euroatlantike.