Maqedoni
Diplomati amerikan Eskobar në Shkup: Punojmë për eurointegrim të shpejt të RMV-së
06.12.2021 13:44
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Eskobar...

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Eskobar në vizitën e tij në Shkup përcolli mesazhin e mbështetjes së fuqishme të qeverisë amerikane për nisjen e negociatave mes RMV-së me BE-në. Tha se SHBA është në bashkëpunim dhe angazhim me BE-në që të zhbllokohet procesi eurointegrues i vendit. Eskobar theksoi nevojën e fleksibilitetin në aspiratat drejt anëtarsimit në familjen evropiane.
“Dua te shpreh edhe përkrahjen e fuqishme të adminsitratës sonë për integrim të shpejtë. Ne punojmë me partnerët evropian që të sigurojmë që të të ndodh kjo sa më shpejt. Mendoj se të gjithë pajtohemi se RMV është pjesë hsitorike, kulturore dhe ekonomike e Evropës dhe duhet ta ketë vendin e merituar në tryezën e vendeve anëtare. Ne do ti mbështesim hapat tuaj në flekisbiliteitn e procesit eurointegrues integrues dhe në realizmin e reformave.”, tha Gabriel Eskobar, përfaqësues special i SHBA-ve për Ballkanin Perendimor.
Osmani për fillimin e bisedimeve: Ka ende shpresa deri në fund të vitit
Edhe pse ka mbetur shumë pak kohë deri në fund të vitit, ekziston mundësi për miratimin e kornizës negociuese në samit të jashtzakoshëm të BE-së, në qoftë se RMV dhe Bullgaria gjejnë kompromis, tha ministri i jashtëm, Osmani. SHBA është e angazhuar që të gjendet zgjidhje sepse është interes strategjik i tyre që RMV të fillojë bisedimet ndërsa me këtë vendi të merr konfirmim për realizimin e mëtutjeshëm të reformave.
“Jemi falenderues për mbështetjen e qartë dhe të zëshme të SHBA-ve, dhe jemi të bindur se ky mesazh, është pranuar mirë, është kuptuar dhe mbështetur nga të gjithë vendet e BE-së. Nuk ka dyshim se prespektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është investimi më i sigurt në stabiliteitn e rajonit. Tash është momenti që BE ti fillojë negociataat me RMV-në dhe kjo do të ishte një konfirmim i madh për ne të mbetemi të përkushtuar në reforma dhe të përshpejtojmë integrimin tonë evropian.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Presidenti Pendarovski në takim me diplomatin amerikan Eskobar ka ripërsëritur pritishmëritë për fillimin e bisedimeve me BE, duke thënë se debllokada e procesit eurointegrues do të ndikojë në stabilitetin rajonal. Diplomati amerikan Eskobar është takuar edhe me zyrtarë të tjerë shtetëror.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
