Botë

Kosovë nga e hëna, masa të reja kundër Covid-19

06.12.2021 14:23

Varianti i ri i virusit korona, ka bërë që edhe Kosova....

Varianti i ri i virusit korona, ka bërë që edhe Kosova, sikurse vendet e tjera, të marrë masa kundër përhapjes së Omicron.
 
Duke nisur nga e hëna, çdokush që hyn në vend duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë. Kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj do të kërkohet testi PCR-negativ ose dëshmia se ka kaluar Covid-19. Ndërkohë nga 3 janari, për hyrje në Kosovë, vlen vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë.