Maqedoni
Digjitalizimi i institucioneve, Nikollovski garanton shërbime pa korrupsion
06.12.2021 14:46
Zëvendës Kryeminsitri për Korrupcion Lupço Nikollovski ka paralajmëruar investim prej 20 milion eurove për vitin 2022

Zëvendës Kryeminsitri për Korrupcion Lupço Nikollovski ka paralajmëruar investim prej 20 milion eurove për vitin 2022 për digjitalizimin e institucioneve. Me këtë shumë të parave është paraparë të sigurohet blerja e harduerëve, softuerëve, licencave si dhe krijimi i një agjencie për digjitalizim. Nikollovski ka shpallur edhe regjistrin e çmimeve në gjysmën e parë të vitit 2022, në mënyrë që të mos ketë tendera për prokurim publik ku i njëjti produkt, gjegjësisht shërbim, blihet me çmime të ndryshme.
“Do të ketë kufizim serioz për instituciont sa i përket prokurimit publik. Ajo që duam të arrjmë është që institucionet të kenë mundësi të shkëmbejnë informacionet dhe dokumentacionet në mënyr digjitale. Në të ardhmen nuk do të mund të fshihen dokumente të rëndësishme në sirtarë siç ka ndodhur deri tani. Digjitalizimi nënkupton dhe ndryshimin e mbi 250 ligjeve. Qytetarët do të kenë mundësi që shërbimet ti kryejnë në mënyr elektronike dhe ky proces garanton shërbime pa korrupsion.”, tha Lupço Nikollovski, zëvendës kryemnistër për parandalimin e korrupsionit.
Ligji për konfiskim të pronës dhe ligji për prejardhjen e pasurisë veçmë janë para miratimit ndërsa procesi i digjitalizimit pritet të përfundoj deri më 1 qershor 2022.
GAZMEND REXHEPI
