Maqedoni
Kuvend, Ilire Dauti koordinatore e ASH-së
06.12.2021 15:07
Deputetët e Aleancës për Shqiptarët do të funksionojnë si grup i veçantë politik në kuadër të kuvendit ndërsa deputetja Ilire Dauti....

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët do të funksionojnë si grup i veçantë politik në kuadër të kuvendit ndërsa deputetja Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar, ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Elmi Aziri.Sipas tij veprimet e fundit të Alternativës kanë thelluar hendekun politik midis koalicionit të deritanishëm.
“Grupi parlamentar i yni ka vendosur që koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar të jetë zonja Ilire Dauti.Tani për tani funksionojmë si grup i veçantë politik në kuadër të parlamentit”.Veprimet e fundit të subjektit politik “Alternativa” kanë vendosur bariera shum të forta mes neve dhe atyre aq më tepër kur ata ishin me neve dhe faktikisht u larguan dhe zgjodhën një anë tjetër.” tha Elmi Aziri, deputet i ASH-së.
Ilire Dauti do të jetë koordinatore, pasi Skender Rexhepi nga Alternativa nuk do të veprojë bashkë me këtë grup në kuvend. Rexhepi njoftoi se pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Alternativës për të qenë pjesë e shumicës parlamentare do të tërhiqet nga pozita e koordinatorit.
“Bazuar në zhvillimet e reja politike dhe vendimin e Kuvendit Qendror të Alternativës që ne si subjekt politik t'i bashkohemi pushtetit ekzekutiv dhe shumicës parlamentare, nesër zyrtarisht do ta informoj Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut se po jap dorëheqje nga posti. i koordinatorit të grupit parlamentar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa”, ka deklaruar Skender Rexhepi.
NAIM RAMADANI
