Alternativa në Qeveri, BDI nuk kundërshton vendimin e Zaevit
Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kundërshton vendimin....

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kundërshton vendimin që Alternativa fitoi tre poste ministrore. Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi e cilësoi si normale këtë ndarje të resorëve pas bisedimeve midis partnërëve në ekzekutiv.
Dikasteri i bujqësisë, i cili do të drejtohet nga integristët, sipas Grubit është tejet i rëndësishëm.
“Në kushte të negociatave midis partnerëve aktual qeverisës dhe partnerëve të ri, të gjithë heqin dorë nga vendet që kanë. Ne në qeveri hoqëm dorë nga ministria e shoqërisë informatike, por fituam dikasterin e bujqësisë, I cili është mjaft I madh, në të cilin kemi projekte shum të rëndësishme që i kemi në programin tonë e me rëndësi për t’i zbatuar. Pse mos të pranohet mandatar i ri, e respektojmë vendimin e LSDM-së, cilindo që ata zgjedhin për kryetar apo për mandatar.” – tha Zv.Kryeministri i Parë i vendit, Artan Grubi.
Trajanov: Prishet balanci etnik
Por Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, pjesë e Qeverisë, ka shprehur rezerva në lidhje me marrëveshjen me Alternativën, për inkuadrimin e këtyre të fundit në qeveri.
Trajanov thotë se me hyrjen e Alternativës në qeveri, është prishur balansi etnik në ekzekutiv.
“Fakti që në qeverinë e re, në postin e ministrave mund të ketë më shumë shqiptar se sa maqedonas, e prish balancin etnik të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit”, është shprehur Trajanov.
ASH e befasuar nga vendimet e Gashit
Aleanca për Shqiptarët e befasuar nga përfshirja e Alternativës në Qeveri me motive jo bindëse dhe diskutabile.
“Jemi të befasuar se si mundet një parti politike e cila deri dje ka qenë formalisht në koalicion me ne të zh’bëjë, të heqë dorë nga një nënshkrim i cili na dha për një marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa shum shpejt nënshkruan marrëveshje për tu bë pjesë e qeverisë, një qeveri e cila sipas gjitha treguesve është qeveria më e dobët që deri më tani ka pasur Maqedonia e Veriut.” – deklaroi Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.
LSDM: Vazhdojmë transformimin e shoqërisë
Nga LSDM thonë se qeveria aktuale në dy vitet e ardhshme do të vazhdojë të transformojë shoqërinë duke inkorporuar vlera europiane, pavarësisht kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme. (Meral Ismaili, TVM2)
