Ambasada e Japonisë jep donacion për spitalin e Strugës

06.12.2021 16:11

Sot u nënshkrua marrëveshja për donacionin nga ambasada e Japonisë....

Sot u nënshkrua marrëveshja për donacionin nga ambasada e Japonisë për spitalin e përgjithshëm të Strugës. Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadori i Japonisë në Maqedoni, Hironori Sevada, drejtori i spitalit të Strugës, Armend Arsllani dhe kryetarja e këshillit të komunës, Arbresha Vlashi. Donacioni është një aparat për ekografi i cili është i gjeneratës së re të sistemit me ultra tinguj, me figurë smart dhe inovative.

“Ky është donacioni i tretë i Japonisë për komunën dhe spitalin e Strugës. Me këte grant ne i sigurojmë spitalit të Strugës një aparat me ultra tinguj për repartin e gjinekologjisë. Ky aparat do të mundësojë shërbime më të sigurta për të gjithë gratë dhe do të zmadhojë kapacitetin e tyre që të reagojnë më shpejtë për problemet gjinekologjike. Japonia është shumë e gatshme të ndihmojë Maqedoninê e Veriut në fushën sociale dhe ekonomike që janë të rëndësishme për integrimin në BE" – tha Ambasadori i Japonisë në vend, Hironori Sevad.

Drejtori i spitalit të Strugës faleminderoi ambasadorin Sevada për donacionin dhe tha se një aparat i tillë do të ndihmojë shumë në zbulimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

“Aparati do të shërbejë në repartin e gjinekologjisë në spitalin tonë dhe do të kryhen mbi 200 mijë ekzaminime në vit që do jetë e nevojshme për të zbuluar dhe kuruar llojet të ndryshme të sëmundjeve" – u shpreh Drejtori i Spitalit të Strugës, Armend Asllani.

Donacioni ishte pjesë e programit për grante të projekteve të vogla dhe siguri njerëzore nga ambasada e Japonisë. Ky ishte granti i tretë i dhënë nga ambasada e japonisë për komunën e Strugës. (Ilmije Zhaku, TVM2)