Këshilli i prokurorëve, për 5 vende në PNKOK, u paraqitën 10 prokurorë
Për 5 vende të lira në prokurorinë publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit...

Për 5 vende të lira në prokurorinë publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri tek Këshilli i prokurorëve publik janë paraqitur gjithsej 10 kandidatë.Konkursi në prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrrupsionit është hapur përshkak të mbarimit të mandatit të pesë prokurorëve nga kjo prokurori.
Fillimisht deri tek Këshilli u dorëzuan 8 aplike ndërsa sot përmes postës u paraqitën edhe dy të tjera.Konkursi zyrtarisht ka përfunduar më 1 dhjetorë dhe në periudhën e ardhëshme siç thonë nga Këshilli I Prokurorëve do të shqyrtohen kandidaturat.
Në prill të këti viti Këshilli i prokurorëve publik miratoi vendim për zgjedhjen e 5 prokurorëve për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup edhe atëprokuroren Lile Stefanova,Artan Ajro,Trajçe Pelivanov, Natasha Pop Trajkova dhe Katerina Kollariq.
FLORIJE BELULI KAMBERI
