Hudolin: Marrëveshja e gjelbërt deri në vitin 2050
Shefi për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian....

Shefi për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Shtefen Hudolin ka shpjeguar Marrveshjen e |Gjelbërt të Bashkimim Evropian, në mbrojtjen e të cilës do të jetë edhe Maqedonia e Veriut nga Agjenda e Gjebërt të Ballkanit perendimor.
Ai theksoi se qëllimi kryesor i Marrëveshjes së Gjelbërt është që Europa të bëhet një kontinent neutral ndaj klimës deri në vitin 2050.
Ai shpjegoi se qëllimi i fushatës është që të informojë qytetarët e vendit se çfarë do të thotë Marrëveshja e Gjelbër, si dhe përfitimet e tyre prej saj.
“Axhenda e gjelbër duhet të zbatohet në të gjithë sektorët. Njerëzit zakonisht e lidhin me mjedisin, por kjo përfshin edhe transportin, bujqësinë dhe politikat ekonomike. Subjektet ekonomike ndotin, duhet të monitorohen zakonet e tyre të punës. Ata duhet të gjejnë zgjidhje, inovacione. Është e vështirë të parashikohet se sa do të kushtojë por edhe kohëzgjatja e këtij projekti, mendoj se nuk duhet të ndalet” – tha Shefi për Bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Shtefen Hudolin.
