Maqedoni

Vaksinimi kundër covid - 19, 230 raste me efekte të padëshiruara

06.12.2021 17:00

Deri tani për eketet e padëshiruara të vaksinës kundër Covid 19 janë raportuar 230 raste dhe dy viktima...

Të vaksinuarit kryesisht janë ankuar për dhimbje të forta koke, dhimbje të gjymtyrëve ,marramendje apo dhimbje në vendin ku është aplkuar vaksina. Autorutetet thonë se kjo përqindje është shumë e vogël.
 
Nga efektet e padëshiruara dhe të papritura kanë qenë dhimbjet në krahërorë,  problemet me trombocidet dhe alegjitë. Të gjitha këto raste kanë marrë trajtim mjekësorë, ndërsa pacientët janë rikuperuar.
 
Nga Agjensia e Barnave dhe Paisjeve Mjeksore në vend, njoftojnë se nga 31 Tetori pas marrjes së vaksinës kanë humbur jetën një paciet në moshën 53 vjec dhe një tjetër në moshën 85 vjec. Por autoritete thonë se kjo duhet të vërtetohet  nga Qendra Hulumtuese Klinike ‘Uppsala” dhe Institute i Shëndetit Publik, sepse tani për tani bëhet fjalë vetëm dyshime dhe nuk do të thotë se shkak i vdekjes ka qenë vaksina.
 
“Nëse paraqitet ndonjë efekt i padëshirueshëm, kjo nuk nënkupton gjithmon se është efekt i vaksinës. Egziston një numër i madh parametrash të cilat duhet të hulumtohen, psh kush është pacienti, cfar smundjesh ka patur më herët, cfar barnash përdore i njejti ,që të vërtetohet nëse efekti i padëshiruar por edhe rastet e vdekjeve kanë lidhje me përdorimin e vaksinës”, u shpreh udhëheqësi i sektorit i Agjensisë së Barnave, Merjem Haxhihamza.
 
Drejtori i Agjensisë së Barnave, Lirim Sahabani tha se deri tani janë dhënë vendime për asgjësimin e disa serive të vaksinave Fajzer, AstraZeneka dhe Sinofarm për shkak të afatit të skaduar
 
“Vaksinat në veçanti janë specifike për vetitë e tyre biokimike që kanë brenda dhe vetë vaksina ka afat të shkurtër për përdorim”, theksoi drejtori i agjensisë së barnave në RMV, Lirim Shabani.
 
Deri tani me të dyja dozat  janë vaksinuar 47% e qytetarëve mbi 18 vjeç.
 
FARIJE DAUTI BAKIU