Maqedoni
Specialistët e stomatologjisë, protesta para ministrisë së shëndetësisë
06.12.2021 17:20
Specialistët e stomatologjisë protestuan para ministrisë së shëndetësisë duke kërkuar vlerësim më të madh të punës së tyre...

Specialistët e stomatologjisë protestuan para ministrisë së shëndetësisë duke kërkuar vlerësim më të madh të punës së tyre, që ka të bëj me pagesën.
Kërkesat e tyre ata i prezentuan edhe në takim me ministrin Filipçe I cili siç u tha pas takimit I ka vlerësuar ato si reale dhe është zotuar se në koordinim me Fondin shëndetësorë do të kërkihet zgjidhje.
“Ne kërkojmë që puna jonë intelekruale dhe përvoja jonë shumvjeçare të paguhen si duhet. 15 vite specialistët e stomatologjisë po përpiqemi me përkrahje të Odës së Stomatologëve, të bisedojmë me Fondin shëndetësor, por tër kjo është e pa suksesshme, edhe pse e dinë se kontratat tona janë që nga viti 2007. Specialistët e stonatologjisë nuk kanë të drejtë për pushim mjeksor, sepse ne nuk kemi zëvendësim në profesionin tonë dhe punojmë me kontribute”, u shpreh mjekja Verica Dimovska.
“Më pranoi ministri I shëndetësusë, kishim takim të shkurtër. Ai theksoi se kërkesat tona janë reale dhe për nesër ka caktuar takim me drejtorin e fondut. Ata sëbashku do ti shqyrtojnë kërkesat që të mund ti zgjidhim. Kërkesat tona janë reale dhe duhet të zgjidhen”, theksoi Joan Poposki nga shoqata e specialstëve stomatologe.
Kërkesat e specialustëve të stomatoligjisë u bështetën edhe nga Oda e Stomatologëve.
“Oda e stomtatologëve e përkrahim plotësisht protestën e kolegëve specialist dhe oajtohemi me të gjitha kërkesat e tyre. Si odë theksojmë se problemi me stomatologjinë nuk ndalet këtu do të vazhdojnë oatjetër të ngriten. Si odë e stomatologëve I mbrojmë interesat e të gjithëve, edhe të stomatologëve edhe të specialistëve edhe të kolegëve që kanë marrveshje me fondin edhe të atyre që janë në pritje”, u shpreh Joan Poposki nga shoqata e specialstëve stomatologe.
Specialistët e stomatologjisë mes tjerash kërkojnë që për shërbimet shtesë të ndahen shpenzimet për teknik dhëmbësh nga buxheti I specialistëve dhe për laboratorinë teknike të ket marrveshje të veçantë me Fondin e Sigurimit Shëndetësor.
Poashtu kërkojnë formim të çmimeve për shërbime stomatologjike, bazuar në pagën minimale ose nesatare. Si dhe stomatologëve tu mundësohet të shfrytëzojnë pushim mjeksor në llogari të Fondit.
GYLTENE SINANI
