Botë

Në Kosovë shënohen edhe katër raste të reja me COVID-19

06.12.2021 18:14

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 6 dhjetor se janë regjistruar edhe 4 raste të reja me koronavirus...

Rastet e reja dolën pas testimit të, 1.817 mostrave.
 
Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 8 pacientë.
 
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë aktualisht janë edhe 318 raste aktive me koronavirus.
 
Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë 372 vaksina kundër koronavirusit.
 
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë dhënë, 1.626.061 doza të vaksinës.
 
Deri më 6 dhjetor, 766.206 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
 
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin një prej vaksinave që janë në përdorim në Kosovë: vaksinën e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
 
Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve.
 
Në Kosovë, më 6 dhjetor hynënë fuqi masat e reja kundër pandemisë, që kryesisht janë të fokusuara në paraqitjen e dëshmive për vaksinim dhe testet negative për qytetarët që hyjnë në vend./evropaelire