Botë
Shqipëri: Regjistrohen pesë humbje jete dhe 172 të infektuar në 24 orët e fundit
06.12.2021 18:38
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 172 raste pozitive për koronavirusin nga 1,440 testime të kryera...

Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur po ashtu, se si pasojë e sëmundjes nuk kanë mundur që të mbijetojnë pesë qytetarë.
Rastet pozitive janë konfirmuar 78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.
Ndërsa,a ktualisht janë 6,359 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin
Në spitalet Covid-19 po marrin kujdes shëndetësor 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, betejën me Covid-19 nuk kanë mundur që ta fitojë një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 190 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (06 Dhjetor 2021): Raste të reja ditore 172; Të shëruar në 24 orë 190; Të shtruar në spitale 145; Humbje jete në 24 orë 5; Testime ditore 1,440; Testime totale 1,406,517; Raste pozitive 201,902; Raste të shëruara 192,428; Raste Aktive 6,359; Humbje jete 3,115
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3167; Fier 662; Gjirokastër 542; Shkodër 441; Durrës 340; Berat 339; Elbasan 274; Vlorë 213; Lezhë 161; Korçë 106; Dibër 68; Kukës 46.
