Maqedoni
Zaev mbledh në takim partnerët e koalicionit
06.12.2021 21:42
Partnerët e Kualicionit pas takimit me Kryeministrin Zaev kane pohuar se marrëveshja me Alternativën duhet të respektohet...
Partnerët e Kualicionit pas takimit me Kryeministrin Zaev kane pohuar se marrëveshja me Alternativën duhet të respektohet, edhe pse partia shqiptare ka dalë më kërkesa të mëdha përballë Kryeminstrit Zaev, i cili ka bërrë lëshime të mëdha përballë këresave të tyre.
Pas takimit të gjitha partitë e kualicionit pohuan se pas kësaj nuk përjashtohet mundësia që edhe këto të fundit të dalin me kërkesa plotësuese për rishikim të pozitae aktuale në Qeveri.
“Ne si shumicë parlamentare menduam dhe sollëm konkluzion se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë të nevojshme për vendin dhe për faktin se do të humbet kursi euroatlantik dhe askush nuk na garanton se zgjedhjet e parakoshme do të sjellin një qeveri stabile. Alternativa ka shfrytëzuar momentin dhe ka dalur me kërkesa shum të mëdha dhe ky veprim i tyre mendoj që nuk ka qenë koret bëhet fjalë për vende të cilat më herët i kanë mbajtur partitë tjera të kualiconit”, u shpreh Tito Petkovski.
“Tensionet nderetnike në këtë shumicë qeveritare janë të tejkaluara dhe duhet ti japim shansë funksionimit të kësaj shumice”, theksoi Enis Ibrahim nga partia e turqve.
“Në funksionimit e qeverisë duhet të ketë disa ndryshime dhe ne kemi kërkuar qe ministri pa resor të cilën e ka marë Alternative duhet te na takoje neve. Do të vazhdojmë bisedimet gjatë javës së ardhshme me qëllim që të harmonizojmë këto dallime që i kemi mbrenda koalicionit”, u shpreh Miroslav Jovanociv nga Partia demokratike e serbve.
Partnerët e kualicioni janë dokorduar që bisedimet të vazhdojnë gjatë javës së ardhëshme, pasi të merët qëndrimi dhe nga partia Alternativa për ryshqyrtimin eventual të pozitave.
FITIM KRYEZIU
