Maqedoni

Parashikimi i motit

07.12.2021 09:09

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje të shiut...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta me reshje të dëborës ku do të formohet shtresë e re e dëborës. Kushte për borë të dobët do të ketë edhe në disa vende më të ulëta në pjesët veriore dhe lindore. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0°C deri në 6°C, ndërsa ajo maksimale prej 2°C deri në 8°C.
 
Në Shkup mot me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut. Gjatë ditës në pjesët më të larta të fushëgropave të Shkupit do të bie borë e dobët e përkohshme. Temperatura minimale do të bie deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 5°C.
 
Nesër paradite do të ketë stabilizim kalimtar të motit me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat gjithkund do të jenë nën zero. Pastaj vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme me intensitet të ndryshëm.