Shkup, sanksionohen 122 shoferë
Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë kontrolleve të përforcuara rrugore në territorin e Qytetit të Shkupit...

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë kontrolleve të përforcuara rrugore në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 122 masa.
Prej tyre tetëmbëdhjetë masa janë për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, tetë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tre gjoba për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, katër sanksione për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara dhe tridhjetë gjoba për parkim në mënyrë jo të rregulltë të automejteve.
Nga MPB njoftojn se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe Apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
