Maqedoni

Varhelyi: Duhet të happen negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë

07.12.2021 11:02

Kredibiliteti i cënuar i BE-së kërkon urgjentisht të zgjidhet kontesti midis RMV-së dhe Bullgarisë..

Kredibiliteti i cënuar i BE-së kërkon urgjentisht të zgjidhet kontesti midis RMV-së dhe Bullgarisë, vlerëson Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Ai në Forumin Ballkanik të Sofjes ka potencuar se pret që gjatë këtij muaji të nisin negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë. 
 
“Anulimet e fundit patën impakt negativ në rritje në kredibilitetin e BE-së. Unë vet u angazhova dhe i inkurajova Bullgarinë dhe RMV-në të arrijnë zgjidhje dhe t`i japin fund debatit dhe të jenë të aftë të zhbllokojnë procesin në Këshill. Na duhet një mesazh pozitiv për rajoni.”, - ka deklaruar Oliver Varhelyi, komisioner i BE – së për Zgjërim.
 
Buçkovski: Mesazhet e fundit nga Sofja, na bëjnë optimist
 
Për emisarin e posaçëm të vendit, Vlado Buçkovskin, periudha e ardhshme paraqet një shans të artë për të zgjidhur kontestin midis dy vendeve. Deklaratat e politikanëve bullgar i vlerëson si optimiste.
 
“Mesazhet e javëve të fundit që vijnë nga Sofja, bënë që atmosfera edhe në Shkup të jetë më optimiste. Kontesti ynë tashmë nuk është dypalësh, por edhe rajonal. Jo vetëm për problemin që për shkak të neve dhe juve, pa pikë faji e ka Shqipëria, por për shkak se nacionalizmi po frymon në Ballkanin Perëndimor.”,- ka deklaruar Vllado Buçkovski, emisar i posaçëm i RMV- së.