Botë

Austria heq karantinën për të vaksinuarit, nga shkurti 600 euro gjobë çdo 3 muaj kush refuzon vaksinën

07.12.2021 13:34

Austria ka hequr karantinën për të vaksinuarit, ndërsa të pavaksinuarit do të qendrojnë të izoluar....

Austria ka hequr karantinën për të vaksinuarit, ndërsa të pavaksinuarit do të qendrojnë të izoluar, njofton kancelari i ri austriak, Carl Nehamer, një ditë pas marrjes së detyrës.
 
Në një konferencë për shtyp, kancelari tha se izolimi i përgjithshëm do mbarojë të dielën, 12 dhjetor.
 
Vendi pritet të miratojë një projektligj duke gjobitur nga shkurti i 2022,  deri në 600 euro çdo 3 muaj personat mbi 60 vjeç të cilët refuzojnë të vaksinohen.
 
Nga gjoba përjashtohen personat që janë nën 14 vjeç, gratë shtatzëna që kanë kaluar virusin në 6 muajt e fundit si dhe persona që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore.
 
Mediet vendase shkruajnë se numri i rasteve ka shënuar rënie gjatë dy javëve të fundit, por mbetet sërish i lartë. Në 24 orët e fundit Austria ka regjistruar 5192  raste të reja me Covid-19.