Maqedoni

ZZHIT dhe “Dilloj”, studim fizibiliteti për modele të reja investuese

07.12.2021 15:01

Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë “Dillojt”...

Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë “Dillojt”, kanë përgatitur studim të fizibilitetit që do të ofrojë modele të reja investuese nëpër zonat e vendit. Pilot projekti i parë do të zbatohet në Gjevgjeli dhe do të fokusohet në industrinë e gjelbër në përputhje me agjendën e BE-së. Ky studim pritet të finalizohet dhe t’i prezantohet qeverisë në fillim të vitit të ardhshëm.
 
“Ajo që e dallon Gjevgjelinë nga funksionimi i deritanishëm i zonave është ajo që për herë të parë nxisim investime në ekonominë e gjelbër, që parashohin rritje të qëndrueshme, nuk do të ndotë ajrin dhe i cili nuk vjedh nga e nesërmja që të ketë para sot. Qëllimi nuk është vetëm të japim tokën dhe të themi se këtu kërkojmë investitorë, por kemi disa faza për të cilat duhet të punohet për arritjen e rezultateve të caktuara nga vetë koncesioneri.”,- tha drejtori i Zonës Zhvillimore, Jovan Despotovski.
 
“Një prej karakteristikave të zonës në Gjevgjeli është edhe pozita e mirë gjeografike, afërsia me kufirin me Greqinë, por edhe afërsia me dy aeroportet kryesore të rajonit, atë në Shkup dhe Selanik.”,- u shpreh menaxheri i projektit, Vlladimir Beshllagiq.
 
Ajo që është karakteristikë për këtë zonë është se për herë të parë po mendohet që gjejë të hapësirë të investohet edhe në sektorin e shërbimeve shëndetësore. Ky lloj investimi në këtë zonë pritet të gjenerojë të ardhura mbi 400 milion euro.
 
GAZMEND KURTISHI