Sektori i biznesit, kundër ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë
Sektori i biznesit nuk e përkrah ngrirjen e çmimeve....

Sektori i biznesit nuk e përkrah ngrirjen e çmimeve për produktet ushqimore, kanë bërë të ditur nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Nga OEM kanë paralajmëruar takime me përfaqësues nga qeveria, por janë decid se këto masa nuk janë të qëndrueshme për ekonominë e tregut.
Branko Azeski nga OEM njëkohësisht ka paralajmëruar se edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike pritet të ndikojë negativisht.
“Nuk përkrahim masa që nuk janë të orientuara nga nevojat e tregut edhe pse në disa momente mund të kenë efekt, por që do të lëmë të shihet ndikimi i këtyre masave. Qëllimi ynë është që të sjellim masa në bazë të nevojave të tregut për periudhë afatgjate.”,- tha Branko Azeski nga OEM.
Kriza shëndetësore ekonomike ka ndikuar në stabilitetin financiar të kompanive, thonë nga Oda e Agronomëve. Ata kërkojnë masa të cilat janë në proporcion me sektorin real. Për vendimin e ngrirjes së çmimeve nga ky sektor thonë se do të rëndojnë gjendjen e bizneseve.
“Kufizimi i çmimeve do të krijojë efekt në sasitë e zbrazura në qendrat furnizuese në nivel shtetëror. Kur kemi çmime të larta për lëndët e para dhe kufizim për rritje të çmimeve, mundësia e vetme për t’i mbijetuar kësaj situate është ndalimi i prodhimit apo edhe largimi i të punësuarve.”,- u tha nga Oda e Agronomëve.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqesin manipulimet me çmimet.
“Iu bëj thirrje qytetarëve që në kontakt telefonin pa pagesë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut të paraqesin për rritje drastike të çmimeve të produkteve ushqimore. Në këtë linjë telefonike të gjithë qytetarët mund të paraqesin mosrespektimin e ngrirjes se çmimeve nga ana e tregtarëve për produktet ushqimore.”,- theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Masa për ngrirjen e çmimeve për produktet ushqimore do të vlejë deri më 31 janar 2022. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
