Maqedoni

Buçkovski: Kontesti RMV-Bullgari po lë pasoja edhe në rajon

07.12.2021 15:50

Kontesti mes Shkupit dhe Sofjes po i tejkalon përmasat e dallimeve bilaterale dhe po lë pasojat edhe në rajon...

Kontesti mes Shkupit dhe Sofjes po i tejkalon përmasat e dallimeve bilaterale dhe po lë pasojat edhe në rajon, duke nxitur edhe rritjen e nacionalizmit, thotë përfaqësuesi special në Sofje, Vllado Buçkovski. Ai kërkon nga Bullgaria të reflektojë dhe të tërheq veton ndaj RMV-së.
 
“Kontesti ynë tashmë nuk është bilateral. Kontesti ynë është edhe rajonal јо për shkak të problemit që për fajin tonë dhe tuajin kemi penguar Shqipërinë, por për shkak se përsëri nacionalizmi vlon në vendet e Ballkanin Perëndimor. Shikoni se çfarë po ndodh? Përgjigjja jonë në  këtë turbulencë në Ballkanin Perëndimor sot, duhet të rregullohet pas disa javëve me arritje të marrëveshjes dhe tërheqjen e bllokadës nga ana e Bullgarisë.”,- tha përfaqësuesi special në Sofje, Vllado Buçkovski.
 
Kyqyk: Bisedimet për të ardhmen janë shumë me rëndësi
 
Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyqyk, thotë se shumë punë janë të pazgjidhura mes Shkupit dhe Sofjes.
 
“Dua të jem i qartë. Bisedimet për historinë janë të rëndësishme dhe askush  nuk dëshiron t'i përmbyll. Por, edhe bisedimet për të ardhmen janë shumë të rëndësishme.”,- theksoi eurodeputeti, Ilhan Kyqyk.
 
Varheji: Prolongimi dëmton kredibilitetin e BE-së
 
Ndërkohë eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, vazhdon të përkrahë perspektivën evropiane të vendit. Inkurajon Bullgarinë dhe RMV-në të gjejnë zgjidhje të pranueshme për palët. 
 
“E përkrahim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe shpresojmë se do të mbahet. Prolongimi dukshëm ka ndikim negativ në kredibilitetin e BE-së. Unë edhe personalisht jam angazhuar dhe kam inkurajuar të gjejë zgjidhje dhe përfundimisht t’i japin fund debateve dhe të zhbllokohet procesi në Këshill.”,- tha eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji. 
 
Musliu: Bullgaria nuk po i respekton vlerat evropiane
 
Analisti politik, Albert Musliu, akuzon Bullgarinë për mosperspektim të vlerave evropiane. Pasojat për stagnim në integrim i shohim tek ikja e të rinjve, thotë ai.
 
“Në shekullin 21 ndikimi në mes të Evropës promovohet me miqësi dhe në fund të fundit ju jeni shtet më i madh dhe duhet të keni mirëkuptim për ne si shtet më i vogël,. Nëse këto çështje nuk ndryshojnë shpejt,  do të ndryshojë narativi politik tek ne.”,- theksoi analisti politik, Albert Muslu. 
 
Dimitrov: Bullgaria dëshiron ta shohë RMV-në në BE
 
Ndërkohë, Angel Dimitorv nga Komisioni i përzier bullgaro-maqedonas thotë se RMV nuk është gati për bisedime. Shkupi në bisedime me komision nuk sillet sipas parimeve, akuzon ai.
 
“RMV nuk është e gatshme të fillojë bisedimet me BE-në. Dua të them se është e gatshme, por nuk shoh arsye për këtë. Bullgaria dëshiron ta shohë RMV-në në BE, por gjithmonë ka një “por” që përcaktohet nga përgatitja e vendeve kandidate.”,- tha bashkëudhëheqësi i Komisionit të përzier, Angel Dimitrov.
 
Mosmarrëveshje, sipas Dimitrovit, palët kanë në historinë e shekullit X dhe XI, fundin e mbretërisë bullgare, kohën e Car Samuelit dhe për pasardhësit e tij. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU