Maqedoni
Shtip, parku solar “Stipion” në 452 hektarë tokë
07.12.2021 16:39
Parku solar “Stipion” do të ndërtohet në kapacitet prej 452 hektarë tokë në Shtip...

Bëhet fjalë për investim direkt “Greenfield”, të cilin do ta realizojë Kompania “Akuto Energi”. Ky është investimi më i madh francez në 15 vitet e fundit.
Kapaciteti për prodhimin e energjisë elektrike është prej 350 deri në 400 megavat, kurse ndërtimi i elektranës fotovoltaike vlerësohet se do të kushtojë 270 milion euro. Kryeministri Zaev paralajmëroi plan ambicioz për shfrytëzimin e burimeve nga energjia e ripërtëritshme.
“Ne sollëm strategji ku është parashikuar që deri në vitin 2040 të ndërtohen rreth 1400 megavat elektrone fotovoltaike si dhe mbi 750 megavat elektranë të erës. Së bashku me prodhimin e energjisë elektrike nga hidroelektranat parashikohet që deri në vitin 2040, 80% e prodhimit të energjisë elektrike të jetë nga burimet e ripërtërishme.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Ky projekt strategjik i cili zbaton standardet evropiane e vendos RMV-në si partner serioz në investime afatgjate të kompanive të huaja dhe hap dyert për plan ndërkombëtar, vlerëson ambasadori francez Bomgartner.
“Ky investim ka rëndësi të madhe strategjike, sepse do të kontribuon që të forcohet pavarësia energjetike e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu do t’i ndihmojë vendit që të realizojë planin e saj ambicioz për ulje të shfrytëzimit të dioksid karbonit. Përveç kësaj, ky investim përcjell sinjal për miqësi me Maqedonisë së Veriut dhe sinjal për besim në ardhmërinë e saj evropiane.”,- tha ambasadori i Francës në RMV, Siril Bomgartner.
Në përputhje me planin, sasitë e para të energjisë elektrike do të prodhohen në vitin 2023, kurse realizimi i plotë i projektit pritet të ndodh deri në fund të vitit 2024.
“Ju keni të mira të cilat askush nuk do të mund tua marrë. E ajo është dielli. Duke iu falënderuar diellit, ju prej tani e keni mundësinë për të prodhuar energji elektrike nga burime të ripërtërishme.”,- theksoi Erik Skoto nga “Akuto Energi”.
“Stipion” parashikohet të jetë parku i parë solar dhe më i madh në Ballkan.
ERSAN PAJAZITI
