Botë

Këshilli i BE-së miratoi konkluzionet për Maqedoninë

19.12.2014 14:52

Këshilli i BE-së miratoi mbrëmë konkluzionet e Këshillit për Çështje të Përgjithshme në lidhje me Maqedoninë dhe me vendet e tjera kandidate për në BE...

Shefat e qeverive të shteteve anëtare miratuan njëzëri konkluzionet, që i sugjerojnë Maqedonisë të zgjidhë disa nga problemet e brendshme, siç është pavarësia e gjyqësorit dhe liria e shtypit, por dhe të ndërmarrë “një aksion të vendosur për zgjidhjen e emrit”.
 
BE, përshëndet faktin se agjenda e integrimit evropian mbetet ende një prioritet strategjik i Maqedonisë dhe se legjislacioni vendas është harmonizuar në masë të madhe me ligjet evropiane. 
 
Në konkluzionet e Këshillit të BE-së, thuhet se BE mbetet e përkushtuar në perspektivën evropiane të rajonit, por se pret nga vendet kandidate që ta mbështesin momentuumin e reformave të nevojshme për të qenë anëtare fuqiplotë.