Maqedoni
KSHPK, debat publik “Rreziku i korrupsionit në dhënien e licencave dhe lejeve”
07.12.2021 17:27
Ekziston një konfuzion i madh në opinion se institucionet çfarë kompetencash kanë në fushën e transportit...

Ekziston një konfuzion i madh në opinion se institucionet çfarë kompetencash kanë në fushën e transportit, tha ministri i transportit, Blagoj Boçvarski, gjatë debatit publik “Rreziku i korrupsionit në dhënien e licencave dhe lejeve”, të miratuara në fushën e transportit, të organizuar nga KSHPK.
Sipas tij, një ndër prioritetet e para është që lufta kundër korrupsionit të vendoset në radhë të parë në të gjitha aspektet shoqërore. Ndikimi i faktorit njeri është ulur me aplikimin e sistemit souftverik në shpërndarjen e licencave dhe lejeve, tha ai.
“Kur flasim për korrupsionin, dua të theksoj se është një nga arsyet kryesore të krijimit të mosbesimit tek institucionet nga qytetarët, por këtë periudhë Qeveria ka treguar vendosmëri dhe veprim në luftën kundër korrupsionit. Nevojiten masa dhe mekanizma të sinkronizuar që do të kontribuonin në ngritjen e një sistemi funksional me kompetenca të qarta.”,- theksoi ministri i transportit, Bllagoja Boçvarski.
Keqpërdorimi i pozitës zyrtare në dhënien e dokumenteve, lejeve, licencave përbën rrezikun më të madh të korrupsionit tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski. Krahas reformave sipas tij ndikim ka edhe ndërgjegjja publike në këtë drejtim.
“Duhet të ketë dhe bashkëpunim mes të gjitha ministrive të linjës, organeve shtetërore dhe institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin në përgjithësi. Bashkëpunimi duhet të shërbejë si bazë dhe forcë drejtuese e institucioneve në luftën kundër korrupsionit.”,- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
Për efikasitet më të madh në kryerjen e inspektimeve, sipas drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Transportit, Rufat Husseini, është e nevojshme të forcohen kapacitetet e shërbimeve inspektuese.
“Për të qenë më efikas në kryerjen e inspektimeve, duhet të forcojmë kapacitetet e shërbimeve inspektuese, veçanërisht të inspektoratit shtetëror të transportit, sepse me një numër më të vogël inspektorësh, është e vështirë të arrihet qëllimi.”,- deklaroi drejtori i Inspektoratit për Transport, Rufat Huseini.
Shkëmbim i informacioneve midis institucioneve si të domosdoshme për luftën kundër korrupsionit, tha drejtoresha e doganave, Sllavica Kutirov.
“Lidhja, digjitalizimi, brenda institucioneve dhe më pas shkëmbimi i informacionit ndërmjet institucioneve bëhet një domosdoshmëri për të cilën duhet të angazhohemi shpejt dhe seriozisht në periudhën e ardhshme.”,- tha u.d. drejtoreshë e doganave, Slavica Kutirov.
Përgjegjësia duhet të jetë në krye të piedestalit për zgjidhjen e shumë çështjeve dhe problemeve theksoi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
“KSHPK-ja konsideron se procesi i dhënies së vendimeve, licencave dhe lejeve, veçanërisht në fushën e transportit si pikë kontakti i sektorit privat dhe publik, është i ndjeshëm ndaj korrupsionit si në nivel qendror ashtu edhe lokal shpesh herë edhe me kosto për jetën.”,- u shpreh kryetarja e KSHPK-së, Bilana Ivanovska.
Resul Shemo nga Këshilli Inspektues në fushën e ndërtimtarisë, shprehu keqardhje që inspektorët në pushtetin lokal nuk janë nën juridiksionin e tyre, veçanërisht, siç theksoi ai, për inspektorët e ndërtimit në nivel lokal, prej ku marrin shumë ankesa nga qytetarët për ndërtime pa leje të kategorisë së dytë.
NAIM RAMADANI
