Botë

Kovid-19, 16 të vdekur e 375 të infektuar

07.12.2021 17:44

Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 16 qytetarëve të vendit bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin e 24 orëve të fundit...

Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 16 qytetarëve të vendit bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin e 24 orëve të fundit për gjendjen lidhur me pandeminë.

Po ashtu nga 2744 teste të kryera, 375 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, edhe atë 180 në Shkup. Ndërkohë janë regjistruar edhe 507 pacientë të shëruar.

Kovid 19, brenda javës janë ulur investimet për 17%

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën prej 29 nëntorit deri më 5 dhjetor janë testuar gjithsej 16.948 persona, që paraqet ulje për 9,8% në krahasim me një javë më parë, me ç’rast janë regjistruar gjithsej 2.275 raste të reja, apo 17,3% më pak se një javë më parë.

Janë regjistruar të infektuar nga të gjitha grupmoshat por numri më i madh i të infektuarve kanë qenë të moshës mbi 60 vjeç 22,9%. Sa i përket gjinisë, 1.215 apo 53,4% kanë qenë femra dhe 1.060 apo 46,6% meshkuj. Gjatë javës së kaluar janë shëruar 2.540 persona.

Njëherit janë regjistruar 40 infektime të sërishme, apo 9,1% më pak se një javë më parë. Në raportin javorë po ashtu njoftohet edhe për 68 të vdekur, apo 30,6% më pak se një javë më parë.

Edhe pse në botë me shpejtësi po përhapet lloji omikron i virusit korona,  në vend ende të paktën zyrtarisht nuk është regjistruar asnjë rast. Si tek ne ashtu edhe në shtetet e rajonit dominon lloji Delta edhe pse në Greqi dhe Kroaci është njoftuar për rastet e para me Omikron.

FARIJE DUATI BAKIJU