Botë

Shënohen tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

07.12.2021 18:42

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 7 dhjetor se janë regjistruar edhe tetë raste të reja me koronavirus...

Rastet e reja dolën pas testimit të, 2,274 mostrave.
 
Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 12 pacientë.
 
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë aktualisht janë 314 raste aktive me koronavirus.
 
Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë, 4,019 vaksina kundër koronavirusit.
 
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë dhënë, 1.630.082 doza të vaksinës.
 
Deri të martën më 7 dhjetor, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë 768.564 qytetarë apo mbi 42 për qind e popullsisë.
 
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin një prej vaksinave që janë në përdorim në Kosovë: vaksinën e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
 
Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve./evropaelire