Maqedoni

Aksident në Shkup, lëndohen katër persona

07.12.2021 19:05

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme...

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin pranë qendrës tregtare “Mavrovasja”.
 
Në aksident janë përfshirë pesë vetura, të gjitha me targa të Shkupit, konfirmojnë nga MPB.
 
Të lënduarit janë transferuar në spitalin “Klimenti i Ohrit”, por ende nuk ka informacione për të lënduarit.