Futboll

Napoli rikthen pozitën e tretë

19.12.2014 15:04

Duvan Zapata dhe Dries Mertens kanë shënuar nga një gol, për të ndihmuar Napolin të shënojë fitore 2-0 ndaj Parmës dhe të rikthehet në pozitën e tretë tabelore...

Napoli e filloi ndeshjen nën presion, pas disfatës 2-0 nga Milani në fundjavë, duke rënë kështu në pozitën e shtatë të tabelës.
 
Megjithatë napolitanën shënuan dy herë në pjesën e parë, fillimisht me anë të Zapata (19’) dhe pastaj me anë të një penalti të shndërruar në gol nga Mertens (30’), për të arkëtuar tre pikë.
 
Rezultati i takimit të djeshëm të zhvilluar në Sao Paolo ndaj skuadrës së fundit në tabelë, i rikthen ata në pozitën e tretë, së paku përkohësisht.
 
Fitorja e Napolit ka pasuar atë të Juventusit, dy skuadra këto që të hënën do të përballen në Superkupën e Italisë që zhvillohet në Katar.