Maqedoni

Parashikimi i motit

08.12.2021 09:04

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të sjellin mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. 
 
Paradite do të jetë ftohtë me temperatura minimale të mëngjesit prej -6°C deri në 2°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të lëvizin nga 3°C deri në 10°C.
 
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla dhe me erë më të theksuar gjatë paradites. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 5°C.
 
Gjatë ditëve në vazhdim pritet të ketë reshje të borës.