8 dhjetori shënohet Dita e Shën Klimentit të Ohrit
Dita e Shën Klimentit të Ohrit- 8 Dhjetori në Maqedoni është festë shtetërore, me të cilën shënohet vepra e shkrimtarit...

Vendi sod shënon 8 Dhjetorin – Ditën e Shën Klimentit të Ohrit, me çrast para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit në Shkup, disa delegacione vendosën kurora lulesh.
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka dërguar urime me rastin e 8 Dhjetorin – Ditës së “Shën Klimentit të Ohrit”. Duke uruar kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase, Pendarovski ka vlerësuar se mençuria dhe mësimet e Shën Klimentit të Ohrit duhet të jenë themel i zhvillimit të Kishës ortodokse por edhe të shoqërisë maqedonase.
“Të motivuar nga vepra e tij, në këto kohë të vështira të mbushura me sfida, të përgatitemi për jetë më të denjë, jetë të mbushur me shumë vepra të mira. Të jemi solidar, të afruar, t’i përkushtojmë vëmendje dhe të shpërndajmë dashuri. Le të jetë për shumë mote festa e madhe e Shën Klimentit të Ohrit”, shkroi mes të tjerash, Pendarovski.
Urime ka përcjellur edhe kryemisnitri Zoran Zaev, ndërsa Kuvendi ndan çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”. Ky çmim shtetëror do t’i takojë profesoreshës universitare Gjylymsere Kasapi, në fushën e edukimit dhe arsimit, kurse në fushën e kulturës çmimi do t’i ndahet muzikantes, Snezhana Anastasova – Çadikovska dhe kostumografes Elena Donçeva.
