Maqedoni

Shkup, sanksionohen 132 shoferë

08.12.2021 09:40

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë kontrolleve të përforcuara rrugore në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 132 masa....

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë kontrolleve të përforcuara rrugore në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 132 masa.

Prej tyre tridhjetë e katër gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dymbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, njëmbëdhjetë sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve dhe tridhjetë e një gjobë për parkim në mënyrë të parregulltë të automjeteve.

Nga MPB njoftojn se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe Apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.