Botë
Takim vurtuel Biden-Putin, dominoi shqetësimi për tensionet rreth Ukrainës
07.12.2021 21:09
Takimi virtuale mes Presidenti t të SHBA Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin përfundoi pas dy orësh...

Takimi virtuale mes Presidenti t të SHBA Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin përfundoi pas dy orësh, i përqëndruar rreth dyshimeve se Rusia po kërcnon me luftë Ukrainën.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë pas takimit thuhet se ka shprehur shqetsimin amerikan dhe aleatëve evropjan për koncentrimin e 175 mijë ushtarëve rus në kufurin me Ukrainën. “Biden u zotua se Uashingtoni dhe aleatët e SHBA-së do të përgjigjen me masa të rrepta ekonomike në rast të përshkallëzimit ushtarak”, njofyon Shtëpia e Bardhë. Ata thanë se sanksionet mund të synojnë bankat më të mëdha të Rusisë dhe aftësinë e Moskës për të kthyer rubla në dollarë dhe monedha të tjera.
Ky diskutim rezulton të jetë më i rëndësishmi deri më sot, që synon të pengojë Rusinë nga pushtimi i mundshëm i Ukrainës dhe në anën tjetër Kremlini kërkon garanci se ish-Republika Sovjetike nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden pas takimit kishte planifikuar të telefononte liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Pamjet e publikuara nga Kremlini më herët në fillim të takimit, tregonin dy liderët duke buzëqeshur derisa përshëndetën njëri-tjetrin përmes video-konferencës. Ndërsa pas takimit nuk pati njoftim nga Kremlini.
