Maqedoni
VMRO-DPMNE: Qeveria po hesht për aksidentin në Bullgari
08.12.2021 11:55
Kanë kaluar tre javë nga katastrofa me autobusin në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, ndërsa qeveria LSDM-BDI...

Kanë kaluar tre javë nga katastrofa me autobusin në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, ndërsa qeveria LSDM-BDI, ende nuk kanë përgjigje se si një autobus pa licencë 140 herë e ka lëshuar kufirin, kanë deklaruar nga VMRO-DPMNE.
MPB-ja dhe Dogana heshtin se si ka mundësi që tabela e autobusit të aksidentuar të Besa Trans të mos ekzistojë, theksojnë nga VMRO.
“Për çfarë shteti juridik mund të flasim kur që nga dita e aksidentit deri sot, inspektorati nuk ka kontrolluar në kompani dhe nuk ka përgatitur raport. Heshti edhe nga Prokuroria dhe nuk ka asnjë reagim. 45 persona humbën jetën, ndërsa institucionet nuk reagojnë edhe pse ka shumë lëshime, keqpërdorime të sistemit dhe dyshime për krim”, thonë nga kjo parti.
Sipas tyre, qeveria dhe institucionet mbrojnë dhe fshihen krimin dhe se në një vend normal, që nga ditët e para do të kishte dorëheqje.
“Për qeverinë LSDM – BDI, trupi i njeriut nuk do të thotë asgjë. Por populli sheh dhe do ta dënojë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
