“Soyuz” u lëshua në hapësirë, dy turistë japonezë nisën aventurën kozmike

08.12.2021 12:59

Anija kozmike ruse “Soyuz”, u nis sot nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan.

Anija kozmike ruse “Soyuz”, u nis sot nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan.

Ajo ka në bord astronautët amatorë, miliarderin japonez Yusaku Maezaua dhe producentin e videove Yozo Hiranol.  Kozmonauti Roscosmos Alexander Misurkin shoqëroi pjesëmarrësit e fluturimit në hapësirë. Pas një udhëtimi gjashtë orësh në orbitë, Soyuz u ankorua në modulin Poisk të stacionit hapësinor.

Dy orë pas ankorimit, sipas procedurës, u hapën ndarjet mes  Soyuz dhe stacionit dhe anëtarët e ekuipazhit përshëndetën  njëri-tjetrin. Astronautët amatorë nisën  kështu  misionin 12-ditor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).