Basketboll
Golldën Stejt triumfon në derbin kundër Golldën Stejt
19.12.2014 15:07
Derbi I mbrëmjes në NBA u luajt mes ekipeve të Golldën Stejtit dhe Okllahomës, me ç`rast në fund, falë paraqitjes së shkëlqyeshme të Stefon Kerit...
Derbi I mbrëmjes në NBA u luajt mes ekipeve të Golldën Stejtit dhe Okllahomës, me ç`rast në fund, falë paraqitjes së shkëlqyeshme të Stefon Kerit, deri te fitorja prej 114:109 erdhën “Voriorsat”.
Lojtari nujmër një te ekipi me bilanc më të mirë deri më tani, në dylufitmin kundër Kevin Durentit, luajti për mrekulli dhe në fund, në fitoren e të tijëve, kontriboi me 34 pikë, shtatë kërcime e nëntë asiste.
Në anën e kundërt, basketbollisti më i mirë i “Tanderave”, luajti pjesën e parë më të mirë në karierë, që të mungoj në të dytën, shkaku i një dëmtimi. Durent, për vetëm 19 minuta lojë, regjistroi 30 pikë.
Entoni Dejvis shfrytëzoi më së miri mungesën e Tarik Evansit te kundërshtari, për ti`a sjellë fitoren Nju Orleansit kundër Hjustonit, me rezultatin 99:90. Në fitoren e 13-të të “Pelikansave”, Dejvis kontriboi me dabëll dabëll prej 30 pikë e 14 kërcime, të cilave u shtoi edhe tre asiste.
Në dy takimet tjera të luajtura mbrëm, Çikago mundi Nju Jorkun me 103:97, ndërsa Milluoki, Sakramenton me 108:107.
MUSTAFA ADEMI