Maqedoni

Arsovski: Inovacion për LSDM-në, recetat e blerja e dronëve

08.12.2021 13:37

VMRO-DPMNE akuzon fondin për inovacione, se po përkrah me shuma të larta projekte skandaloze.....

VMRO-DPMNE akuzon fondin për inovacione, se po përkrah me shuma të larta projekte skandaloze. Sipas opozitës, Fondi ka ndarë 40 mijë euro bruto për blerjen e një droni për të vëzhguar të mbjellat, madje akuzon LSDM-në se janë kthyer në parti gurmanësh e po paguajnë projekte me shuma marramendëse për receta ushqimesh duke u kthyer kështu në qeveri revistash për gurmanë. 
 
“Opinioni nuk do ta imagjinonte kurrë, asnjëherë, se risi në botë, por edhe në këtë konkurs në Republikën e Maqedonisë, quhet blerja e një droni. Imagjinoni blerja e një droni për të fluturuar mbi të mbjellat quhet inovacion dhe Fondi për Inovacion paguan për këtë 35 mijë euro. Nuk ka asgjë inovatore të shkosh në një kompani me para në dorë dhe të blesh një dron. Drone të tillë ekzistojnë dhe kanë ekzistuar prej kohësh nuk janë shpikje e re. Në vend që të mbështesin shkencëtarët e rinj, ata mbështesin recetat e ushqimit të cilat  i paguajnë shtrenjtë,  mbështesin blerjen e dronëve.”,- tha zëdhënësi i VMRO–DPMNE-së, Dimçe Arsovski.