Maqedoni
Kumanovë, rritet numri i të sëmurëve nga diabeti
08.12.2021 14:00
Kohëve të fundit në Kumanovë po rritet numri i qytetarëve që vuajnë nga diabeti....

Kohëve të fundit në Kumanovë po rritet numri i qytetarëve që vuajnë nga diabeti. Gjendjen e tyre e rëndon edhe pandemia me Covid-19, e pas infektimit te këta pacientë, gjendja normale mund të kthehet brenda disa muajve, kurse të tjerët duhet të trajtohen me terapi terorale dhe insulinike.
“Fatkeqësisht në Kumanovë kemi rreth 8 deri 10 mijë pacientë, nga të cilët Tip 1 i kemi 100 kurse të tjerët Tip2, ata që janë Tip1 i trajtojmë vetëm me insulinë, ndërkaq Tip2 me insulinë dhe terapi terorale me tableta. Zakonisht diabeti paraqitet tek ata persona që kanë rritje të sheqerit në gjak për arsye të mungesës së insulinës apo zvogëlimit të efektivitetit të insulinës. Në qendrën tonë kemi mundësin që t’i bëjmë analizat bazë për detektimin e kësaj sëmundje, siç janë matja e sheqerit, matja e mesatares për 3 muaj, matja e insulinës në gjak.”, tha për TVM2 shefi i Repartit për Sëmundje të Diabetit – Spitali i Kumanovës dr. Ismail Bajrami.
Në kuadër të Ambulancës për Diabet funksionon edhe barnatorja Insulinike, ku çdo pacient diabetik mund të furnizohet me terapi e barna.
“Kemi gjithashtu edhe barnatoren insulinike ku çdo pacient që trajtojmë me insulinë i jepet insulina që është barrë e Entit Shëndetësorë Republikan dhe fatmirësisht kohëve të fundit kemi dhe shumë lloje të mira të Insulinës, jepen lentat për matjen e sheqerit me Tip1 dhe Tip2, të parëve i takojnë 100 e më shumë lenta për 1 muaj kurse të dytëve nga 60 lenta në çdo dy muaj.”, tha për TVM2, Bajrami.
Bajrami apeloi deri tek qytetarët që të tregojnë vetëdije më të lartë sa i përket sëmundjes së Diabetit, pasi që sipas tij, nuk po paraqiten me kohë për trajtim dhe kurim, pasojat mund të jenë katastrofale, madje dhe fatale.
FATLUM AQIFI
