Maqedoni
“Vendos ngjyrë në ekonominë gri” - merr faturën fiskale, mbështesni bizneset legale
08.12.2021 14:33
Me moton “Vendos ngjyrë në ekonominë gri”, filloi fushata që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për pasojat e aktiviteteve....

Me moton “Vendos ngjyrë në ekonominë gri”, filloi fushata që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për pasojat e aktiviteteve të paregjistruara ekonomike në cilësinë e jetës së qytetarëve. Fushata zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.
“Ekonomia gri kufizon të hyrat, njëkohësisht kufizon investimet në i nfrastrukturë, arsim cilësor, shëndetësi dhe gjitha shërbimet e tjera publike në interes të qytetarëve. Prandaj ne vazhdojmë me angazhimin për të zvogëluar ekonominë gri. Synim afatmesëm është të zvogëlojmë ekonominë gri në nivel të vendeve më të zhvilluara të Europës Qendrore dhe Lindore si dhe në kuadër të vendeve të zhvilluara të Europës.”,- tha ministri i financave, Fatmir Besimi.
“Ekonomia gri në Maqedoni mbulon afërsisht një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto. Një përqindje ndikon shumë në sektorin privat duke bërë konkurrencë jolojale, pasi që disa kompani paguajnë tatime dhe disa prej tyre nuk paguajnë. Dhe kështu ata që nuk paguajnë tatime ulin shpenzimet dhe e ngufasin sistemin.”,- tha zëvendës-përfaqësuesja e UNDP–së për RMV-në, Sanja Bojanic.
Plani i Veprimit për Shtypjen e Ekonomisë Gri përfshin disa prioritete: Përmirësimin e procesit të matjes, monitorimin dhe zbulimin e ekonomisë gri, stimulimin e aktiviteteve për formalizimin e ekonomisë gri, forcimin e vetëdijes për ekonominë gri dhe forcimin e moralit tatimor. Çdo qytetar mund të kontribuojë në uljen e peshës së ekonomisë në hije duke mbështetur bizneset legale, duke mos përdorur produkte dhe shërbime pa taksa që janë konkurrencë e pandershme për bizneset e regjistruara. Një nga mjetet më të sigurta për këtë është fatura fiskale, e cila është garanci që tatimi paguhet.
GAZMEND REXHEPI
