Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, prof. dr. Gjylymsere Kasapi një nga 4 fituesit
Sot në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut....

Sot në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut prof. dr. Gjylymsere Kasapit iu dha çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” me motivacionin:
“Për mirënjohjen më të lartë në arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit dhe arsimit”, iniciativë e propozuar nga Dekani i Fakultetit Pedagogjik në Shkup, Emil Sulejmani.
“Gjylymsere Kasapi është nga të rrallat gra shqiptare në Maqedoni e cila vlerësohet me këtë çmim prestigjioz.”,- tha aktori Fisnik Zeqiri.
Në fushën e kulturës dhe artit, me çmime u vlerësuan: Jovan Pavlovski - shkrimtar, magjistër Snezhana Atanasova Çadikovska - për krijimtari muzikore dhe akademikja Elena Donçeva - piktore dhe kostumografe.
Çmimi “Shën Klimenti i Ohrit”, prej 52 vjetësh dorëzohet në çdo 8 dhjetor në Kuvendin e Maqedonisë si çmimi më i lartë në fushën e Arsimit dhe Kulturës. Çmimi u nda për herë të parë në vitin 1968 dhe zgjedhja e fituesve bëhet nga Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror.
Në sallën e ndarjes së çmimeve erdhën për të nderuar fituesit presidenti, Stevo Pendarovski, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, ministrja e Kulturës, Irena Stefkovska, kolegë dhe dashamirës të laureatëve. (Merita Çoçoli,TVM2)
