Shën Klimenti i Ohrit, ortodoksët me mesazhe për bashkim shpirtëror
Me mesazhe për t’u bashkuar për të mirë.....

Me mesazhe për t’u bashkuar për të mirë, vendi shënoi festën shtetërore Shën Klimenti i Ohrit. Me këtë rast u rikujtua vepra e tij për avancimin e veprimtarisë shpirtërore dhe arsimore në mesin e popujve sllovenë dhe u mbajt edhe liturgjia tradicionale e festës.
“Mos e humbisni shpresën të dashurit e mi, besoni Zotin dhe ai çdoherë do të jetë me ne.”,- tha mitropoliti i dioqezës së Vardarit, z. Agatangel.
“Ka domethënie të veçantë për ne sepse na kanë mësuar dhe u uroj festën të gjithë ortodoksëve.”,- theksoi një qytetar.
Në prag të festës, kori i vëllazërisë së Manastirit të Bigorit paraprakisht mori pjesë në festival të muzikës bizantine në Greqi. Kjo, sipas krerëve fetarë, do të ndikojë në afrimin e kishave ortodokse dhe popujve të dyja vendeve.
“Kjo vepër nuk e përfshin vetëm segmentin fetar por edhe atë shtetëror dhe konsiderojmë se shteti duhet të jetë falënderues por edhe ta vlerësojë prezantimin e kulturës sonë shpirtërore dhe fetare.”,- tha ipeshkvi i Dioqezës Dibër – Kërçovë, prifti Boban.
Kurora lulesh u vendosën edhe në bibliotekën “Shën Klimenti i Ohrit” për të rikujtuar punën e pishtarëve të arsimit të popujve sllovenë.
“Në bibliotekën tonë, e cila mban emrin e Shën Klimentit, ruhet identiteti ynë kulturor, më vjen keq për moskujdesin me dekada të tëra ndaj këtij objekti i cili përfaqëson pasurinë tonë shpirtërore. Po ashtu i falënderoj punonjësit që kanë ruajtur trashëgiminë tonë kulturore.”,- tha ministrja e Kulturës, Irena Stefkovska.
Shën Klimenti dhe Naumi kanë qenë themeluesit e universitetit më të vjetër në Evropë në Ohër dhe kanë vazhduar veprën e Shën Kirilit dhe Metodit. (Flutura Latifi, TVM2)
