Maqedoni

Çmimi i energjisë elektrike, Bekteshi: S’do ketë shtrenjtim të konsiderueshëm

08.12.2021 17:27

Nuk do të ketë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike...

Megjithatë, mbetet që çmimin e ri ta caktojë Komisioni rregullator për energjetikë, pasi të dihet çmimi final me të cilin ESM do të marrë pjesë në tenderin publik të EVN-Home. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi siguroi nuk do të ketë se rritje për 10%, duke hedhur kështu poshtë zërat  për  mundësinë e rritjes së energjisë elektrike edhe për 30%.
 
“Ne vetëm se kemi marrë vendim se me çfarë çmimi do të marrë pjesë në tenderin publik të EVN-home ESM-ja në pajtueshmëri me të gjitha projektet. Rritje prej 10% nuk do të ketë ,çka hedhen poshtë të gjitha analizat dhe parashikimet nga ekspertët në fushën e energjetikës. Është e vërtet se kompanitë e energjetikës kanë kërkuar edhe rritje më të madhe të energjisë elektrikë, edhe atë për 100%, por Qeveria u del në ndihmë qytetarëve dhe çmimi i rrymës më nuk do të rritet në 6 muajt e ardhshëm.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Bekteshi thotë se në këtë periudhe ESM do t’i mbulojë 100% nevojat për furnizuesin e përgjithshëm  dhe thotë se është i bindur se as në qershor nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për amvisëritë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI