Botë

Sherr në Parlamentin e Turqisë, deputetët rrihen me grushte e shkelma

08.12.2021 18:04

Ndryshe nga atmosfera në parlamentin gjerman, një situatë e paprecedentë mund të konsiderohet...

Ndryshe nga atmosfera në parlamentin gjerman, një situatë e paprecedentë mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur në Turqi.
 
Me debat dhe konflikt fizik është zhvilluar seanca plenare, ku po diskutohej për buxhetin.
 
Gjithçka nisi teksa në komisionet përkatëse po diskutohej për Projektbuxhetin 2021, ku deputetët e partisë në pushtet AK u përplasen me grushte dhe shkelma me deputetët e opozitës turke, CHP.
 
Debati ndodhi në pak sekonda sa as garda nuk arriti që të mbante deputetët që të arrinin deri aty.
 
Pas përplasjes menjëherë kryetari i Parlamentit njoftoi se seanca do të ndërpritej deri sa situata të qetësohej.