Maqedoni
Covid-19, 8 viktima e 419 raste të reja në 24 orë
08.12.2021 18:20
Është 8 numri i viktimave Covid në 24 orët e fundit në vend...

Në raportin e sotëm janë regjistruar edhe 6 viktima me diagnozë Kovid nga “Termini im”, që kanë ndërruar jetë nga 15 nëntori deri më 4 dhjetor.
Nga 3.285 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar gjithashtu edhe 419 raste të reja, nga të cilat 188 vetëm në Shkup.
Janë shëruar edhe 211 pacientë. Aktualisht vendi numëron 5.821 raste aktive me Covid-19.
