Maqedoni
Në Shkup 10 fatkeqësi komunikacioni, kaçubeti largoi 79 automjete
19.12.2014 15:15
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit, nga ana e policisë së trafikut është kryer kontroll i jgithsejt 10 fatkeqësive në rrugë...

Prej tyre, gjashtë janë me pasojë të dëmeve materiale dhe katër me pasojë lëndime trupore, në të cilat me lëndime më të lehta kanë kaluar një vozitës, një bashkëvozitës, një këmbësor dhe një udhëtar në autobus.
Sipas evidencës së policisë rrugore, kanë ndodhur dy fatkeqësi me dëm të vogël material, në të cilat është plotësuar Raporti evropian për fatkeqësi të ndodhur në rrugë.
Gjatë ditës së djeshme, nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar 24 vozitës të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, nëntë vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe ata janëpërjashtuar ngakomunikacioni, 14 vozitës të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo e kanë përdour celularin gjatë drejtimit me automjetin dhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimeve të shënuara për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit të veçantë, "kaçubeti", gjatë ditës së djeshme nga na e policisë rrugore janë mënjanuar 79 automjet të cilat e kanë penguar rrjedhën normale të komunikacionit.
Sot Sektori për preventivë pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup, në kuadër të aktiviteteve të veta preventive do të mbajë punëtori edukative në shkollat fillore rajonale "Koço Racin" në vendbanimet Ognjanci dhe Katllanovë, m nxënësit e klasave të dyta dhe të katërta.
Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme, me çka pritet që komunikacioni të zhvilloht rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese në komunikacion./mia
